Një grup tifozësh nga Prilepi të quajtur “Majmunët” nisën të bërtisnin në kor: “Dhoma gazi për shqiptarët”.
Mësohet se gjatë gjithë pjesës së parë ata kanë lëshuar vazhdimisht kore “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”
Pavarësisht kësaj, në asnjë moment, policia vendase nuk i ka ndalur, ndërsa as gjyqtari Erikson nuk ka ndërhyrë për të ndërprerë ndeshjen edhe pse këto klasifikohen si thirrje raciste.