Riyad Mahrez ka mbetur pjesë e Leicester Cityt.
Kërkesat e shumta në adresë të Leicester Cityt për Riyad Mahrez, janë refuzuar nga ish-kampioni i Anglisë.
Sipas medieve në Angli, Mahrez mund të ishte një lojtar i Manchester United, por transferimi dështoi në momentet e fundit para mbylljes së afatit kalimtar.
Daily Star zbulon se ylli algjerian kishte arritur marrëveshje personale me Djajtë e Kuq por për shumë arsye të tjera klubet nuk mundën të përfundonin transferimin.
Për Mahrez janë interesuar edhe Roma, Chelsea e Barcelona.