Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi sot se presidenti sirian, Bachar al Assad ishte një kriminel dhe duhet të përgjigjet për krimet e tij para drejtësisë ndërkombëtare duke shtuar se i përkiste popullit sirian për të zgjedhur i lirë drejtuesin e tij.

“Bachar al-Assad, është një kriminel, ai duhet të gjykohet dhe të përgjigjet për krimet e tij para drejtësisë ndërkombëtare”, deklaroi Macron në një konferencë shtypi.

Kreu francez ka theksuar se i përket popullit sirian të zgjedhë i lirë drejtuesin e ardhshëm.

”Por, unë nuk e shikoj shkarkimin e tij si parakusht, thjesht nga një pikëpamje pragmatiste”, shtoi Macron.