Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, ka përshkruar rëndësinë që, sipas tij, ka epitetin ‘bac’, kur bëhet fjalë për komandantin legjendar Adem Jashari, e të cilin epitet ‘nuk e nderoi’ Behgjet Pacolli me lëvizjet e fundit politike.

Kosova ka thanë ‘Bac u kry’ tuj iu falënderue Adem Jasharit. Sot Kosova në vend se të thotë “Bac Falëmnerit” (Behgjet Pacolli) të gjithë po thonë “Pse bre bac”. Në Anamoravë hesapi ka shkue hala ma larg, ‘Herë unë herë baci’!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

E më tej, Haziri kërkon falje nga Adem Jashari që po e bën këtë krahasim.

“Me na falë baca Adem që po duhet me të krahasue. I vetmi Bac në këtë vend që nuk i ndryshon fjalët je ti”, ka përfunduar shkrimi i tij. /Express/