Legjenda e Interit, Luis Suarez ka sulmuar Mauro Icardin dhe Ivan Perisic duke thënë se ata nuk janë lojtarë të mëdhenj.

Gjithashtu ai është shprehur se zikaltërtit nuk kanë për ta fituar kampionatin.

“Të krahasosh Inter me Napolin apo Juventus është padyshim një ekzagjerim i madh,” shprehet Suarez për CalcioNeës24.

“Për momentin, Inter është një skuadër duke u ndërtuar, me shumë lojtarë të mirë dhe një trajner të madh. Por është mbrapa Juve-s dhe Napolit, dhe nuk duhej ai barazim për ta kuptuar këtë.

“Vështirësia e tyre është të ruajnë një formë konstante, dhe Inter nuk ka treguar përmirësim në këtë aspekt. Spalletti është i përsosur për të menaxhuar lojtarët. Ai nuk do ta fitojë kampionatin, por me siguri që do të bëjë mirë. Icardi dhe Perisic nuk janë ‘top player’”.

“Icardi është një golashënues, ai është kapiteni i Inter dhe një lojtar i rëndësishëm. Por akoma nuk është një yll. Deri tani e kemi parë të bëjë mirë Itali. Joao Mario? Ai dhe Brozovic plotësojnë njëri-tjetrin. Njëri është mirë në mbajtjen e topit, tjetri te shënimi i golave.” përfundoi legjenda zikaltër.