Urim SALIHU

Zoti kryeministër në asnjë Kushtetutë nuk shkruan , në asgjë, por thjeshtë asgjë që nuk ke të drejtë të hysh në zonat shqiptare dhe t’i “pushtosh” ato.Nëse do duhej të hapim zemrën do ta themi edhe atë që mbështetja që kanë për ju , disi na dhemb.Ndjejmë se jo sepse ke hyrë në terrenin tonë , por sepse ne kemi humbur busullën dhe nuk e shpjegojmë dot se çfarë po ndodhë me ne.Në fakt të drejtën për të zgjedhur e ka secili dhe po secili ka të drejtë të votojë cilin të dojë.Por duket disi e ekzagjeruar kjo ” shpirtmadhësi” jona sepse po shkojmë në terrenin e atyre që na goditën më shumë dhe na vunë para aktit të kryer.Na dhemb z. kryeministër kur dëgjojmë që shumë njerëz thonë se janë zhgënjyer nga politikat shqiptare dhe po arratisen drejt jush kur ju , në fakt jo ty, por politika juaj ndër vite e paraardhësve tu na kanë ndëshkuar si në mesjetë dhe ne mendojmë se e keqja na vjen nga vetja dhe jo nga ju. Në fakt ne jetojmë bashkë në këtë vend që për kaq vite nuk e ndamë bashkë.Nëse ju jetuat si në parajsë dhe ne në geto kjo është për fajin tuaj.Por se si arritët t’i joshni votuesit shqiptarë kjo është enigma më e madhe që nuk shpjegohet dot .Të drejtat që nuk i ka kombi im që shpesh i ka kërkuar edhe me gjakderdhje dhe konflikte janë për shkakun e politikave tuaja të ashpra kundër nesh.
Thellë në ndërgjegjen e kombit tuaj akoma është urrejtja ndaj nesh .Ka edhe urrejtje nga ana jonë .Nëse e fshehim këtë atëherë gënjehemi të dy palët.
Por ne jemi më dorëlëshuar,jemi më tolerantë se ju dhe harrojmë më shumë se ju.Në fakt ne jemi të parët që pas kaq goditjesh, marrim guximin dhe ju votojmë dhe ju se bëni dot këtë .

Shqiptarët në zgjedhjet e fundit u dhanë votë sepse ishin të zhgënjyer sic thonë nga politikat shqiptare por po aq janë edhe nga politikat tuaja por mbyllën sytë.Menduan se vijnë drejt një shprese të re.Tani ju keni filluar të pushtoni viset shqiptare në shtetin e përbashkët që ndajmë me ju.
Nuk ka asgjë që mund t’ua ndalojë këtë, keni të drejtë të shkoni në çdo zonë shqiptare, mund të merrni edhe gjithë votat po shqiptare, por sa më shumë që ju i pushtoni ato , hidhni pak shikimin se si jetojnë ata.Hidhni pak shikimin se pse ata u lanë të jetojnë si në geto, pa rrugë të rregulluara, pa infrastrukturë, shikojenii se si mbinë gjithë këto vite banda që ishin mbi ligjin dhe shtetin.Shihni se shqiptarët nuk janë 20 për qind dhe mos i trajtoni më kaq duke ua ndarë të drejtat me përqindje që është e barabartë me skllavërinë .Merrni votat sepse ata që kanë vendosur tu japin mbështetje nuk e kanë patur të lehtë sepse një damkë , një vulë është vendosur mbi t’a aq sa po i zhgënjeve do t’i kesh ashpër kundër teje .

E pamë mbështetjen tënde në Haraçinë në atë rezistencë shqiptare të 2001-shit dhe të jemi sinqertë mua nuk më erdhi mirë, mbase edhe një tjetri, edhe një tjetri, por s’mund ta ndalë askush hapërim tëndin në zonat shqiptare.

Dhe ne e dijmë saktë me mjeshtërinë e ç’kaje e bën këtë .Sheh nga distanca se si bëjnë luftë të ashpër politike partitë shqiptare mes tyre dhe ata nuk e shohin se diçka u rrëshqet nga duart.U rrëshqet fati i popullit të tyre që kanë humbur shpresën dhe nuk e dijnë se në ç’udhëtim shprese janë nisur duke marrë me vete riskun e madh.