Analisti Fatos Lubonja është rikthyer mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion me një analizë të shkurtër rreth politikës dhe medias. I pyetur nga drejtuesi i këtij emisioni, gazetari Blendi Fevziu, se njerëzit kujtojnë se ekziston një aktrim i madh i të gjithë televizionëve, për Lubonjën televizioni është shndërruar në një skenë ku politika ka luajtur rolet e saj.
Lubonja tha se politika ka realizuar teatrin e vet, ndërsa ne kemi qenë skena që i kemi ofruar kushtet për t’a realizuar një gjë të tillë.
Ai tha se pikërisht këtë fenomen, e ka vuajtur tek emisioni Opinion dhe pikërisht këtë gjë është përpjekur t’a ndryshojë. Por për drejtuesin e këtij emisioni, Blendi Fevziun, duket se e gjithë shoqëria është një teatër dhe media nuk është asgjë tjetër veçse një pjesë e vogël e këtij teatri.
Me shumë gjasa, kjo ide hasi në konsensusin e Lubonjës, ndërsa shtoi se tani gjithçka është bërë komedi fare. Sipas tij, imagjinoni, viti që vjen është quajtur edhe viti i Skëndërbeut. Ai tha gjëja që më shqetëson më shumë, është ajo se sa na ka brymosur regjimi i Enver Hoxhës, duke na formuar edhe kokën.