Këngëtarja dhe prezantuesja atraktive, Luana Vjollca, është befasuar për ditëlindje.

Ajo ka marrë dhurata mjaft të shtrenjta për këtë ditë të rëndësishme të saj.

Bukuroshja ka postuar në Instagram disa nga dhurata, të cilat fillojnë me brende si Roberto Cavalli.

Ajo nuk hezitoi që t’i ekspozojë dhuratat në rrjetet sociale dhe natyrisht se mori shumë komente.

Luana publikisht është ‘single’, teksa u spekulua për një lidhje të saj me një biznesmen të njohur nga Prishtina, lidhjen me të cilin asnjëherë nuk e pranoi.

Bukuroshja vazhdon të konsiderohet si një nga femrat më seksi në rajon.