Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Por, duket se urimin më të bukur këtë radhë asaj ia ka bërë motra e saj e madhe Marina, e cila brenda pak ditësh shkon nuse.

Marina ka publikuar një fotografi të Luanës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila e shfaq atë me një tortë të zezë me mbishkrimin “Happy brithday”.

“E vogla ime gëzuar ditëlindjen! Dua të të shoh gjithmonë të shkëlqesh si yll! Bebja ime më e mira e botës!!!”(sic.), ka shkruar Marina në urimin e saj.

Ndërkohë, data 10 shtator ka rezervuar një dasmë të madhe për çiftin më të ri në estradë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.