Bos të drogës e ka konsideruar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Brahimllari, kryeministrin Edi Rama.

Dhe këtë etiketim ai ja vë duke ju referuar rastit më të fundit të ditës së sotme, ku policia italiane kapi një sasi rekord marijuane, mbi 2 ton, ndërsa një shqiptar ra në pranga. Në një status në rrjetin social Facebook, Brahimllari thotë se task-forca e ngritur për luftimin e trafikut të drogës, në “të vërtetë funksionon vetëm si bordero pagash për kultivuesit dhe trafikantët”.

Statusi në Facebook

Bosit të drogës, Edi Ramës, iu kapën 2.3 ton kanabis!

Bërtet për task-forcën që do të luftojë trafikun e drogës, por kjo task-forcë nuk ekziston. Në të vërtetë funksionon vetëm si bordero pagash për kultivuesit dhe trafikantët.

Bosi i drogës vazhdon me show-n e tij mediatik ndërkohë që Shqipëria fundoset gjithmonë e më shumë në pasiguri dhe bën lajmin kryesor në mediat Europiane.