Zgjedhjet lokale do të jenë korrekte, të lira dhe të rregullta, ndërsa secili që do të punojë në kundërshtim me ligjin, do të përgjigjet për veprimet pa dallim të përcaktimit të tij politik, thekson LSDM në reagimin me shkrim në konferencën e sotme për shtyp të Spiro Ristovskit nga VMRO-DPMNE.

Në reagimin theksohet se Qeveria e kryesuar nga LSDM punon në mënyrë të ndershme, me përgjegjësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

“Për fat të keq, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov ende po e kontrollojnë partinë e cila nuk ka kapacitet të reformohet dhe vetëm përhap lajme të rrejshme, mbjell ndarje, urrejtje. Prej këtu edhe kandidimi i kryetarëve të vjetër të ri të VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE dhe Spiro Ristovski nuk do të pajtohen me të vërtetën se përfunduan kepëqrdorimet e institucioneve me shkuarjen e tyre në opozitë”, thotë LSDM.

Prej atje potencojnë se institucionet shtetërore janë reformuar dhe liruar nga kanxhat e VMRO-DPMNE-së.