LSDM: Viti shkollor fillon pa presion nga testimi ekstern, Qeveria vazhdon me realizimin e reformave

Nxënësit e mësimit fillor dhe të mesëm për herë të parë pas shumë vitesh do të fillojnë vitin shkollor të lirë nga stresi i panevojshëm që u shkaktua nga testimi ekstern, me çka ata do të jenë më motivuar për procesin mësimor.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM po i sanon dëmet në arsim që la pas vetes qeverisja kriminale dhe shkatërruese e VMRO-DPMNE-së. Po rishqyrtohen programet mësimore që janë sjellur dhunshëm dhe pa debat, do të revidohen edhe të gjitha librat mësimor.
Përkundër tejkalimit të problemeve të trashëguara, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare në mënyrë aktive punojnë në përmirësimin e arsimit, që për shkak të politikave të dështuara të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së me vite ishte një nga më të dobëtit në Evropë. Përmes rebalansit të Buxhetit për vitin 2017 janë siguruar 10 milion denarë shtesë për bursa të nxënësve, dhe 35 milion denarë për standardin e studentëve.
Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdojnë të punojnë në implementimin e masave në arsim që e përmirësojnë sistemin arsimor dhe janë në interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe profesorëve.