LSDM: Po del në sipërfaqe krimi i funksionerëve të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia po bëhet shtet i së drejtës

Qytetarët çdo ditë dëshmojnë për punën e jashtëligjshme të kuadrove të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Dëshmia e fundit për këtë është padia penale për bashkëpunëtorin e afërt të Gruevskit, Mile Janakievski, i cili është i akuzuar për shitje ilegale të banesave shtetërore.
Me padinë penale ndaj Janakievskit, gjykimet kundër kryekomunarëve nga VMRO-DPMNE Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov, si dhe paditë penale dhe akuzat ndaj Hristijan Delevit dhe Vlladimir Talevskit, dalin në sipërfaqe krimet e bashkëpuëtorëve të Gruevskit.
Këto lëndë janë një dëshmi e vogël për punën kriminale të VMRO-DPMNE-së që ka qenë prezente në çdo nivel. Për atë VMRO-DPMNE bëntë lloj lloj destruktiviteti dhe bllokada në Kuvend për ta ndaluar ndërrimin e mbrojtësit të tyre Marko Zvërlevskit.
Të palogjikshme ishin tentimet e VMRO-DPMNE-së për ta mbrojtur Zvërlevskin dhe me atë të shpëtojnë nga përgjegjsia. Të palogjikshme do të jenë edhe tentimet për të penguar reformat në gjyqësi që sjellin sistem gjyqesor të pavarur dhe profesional si dhe drejtësi për të gjithë. Maqedonia po bëhet shtet i së drejtës dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do te jep përgjegjsi.