Për vetëm njëqind ditë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM tregoi se fjala është fjalë dhe solli vendime kyqe me të cilat përmirësohet kualiteti i jetesës, paratë po kthehen tek qytetarët, institucionet punojnë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Maqedonia ka filluar fuqishëm të hapërojë drejt rrugës eurointegruese.

Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM për vetëm njëqind ditë kanë siguruar pagë minimale më të lartë në vlerë prej 12.000 denarëve për rreth 70.000 qytetarë, e kthejnë tarifën e lirë ditore të rrymës, zgjidhin përfundimisht problemin me 3000 punëtorët e falimentuar, sigurojnë ndihmë më të madhe për kompanitë vendore dhe filloi procedura për largimin e taksës radiodifuzive.

Po realizohet edhe një nga premtimet kyqe të programit parazgjedhor dhe të Qeverisë së re – institucionet po çlirohen, po hapen dhe po punojnë në shërbim të qytetarëve. Nga 1 shtatori ka filluar puna me dy ndërrime në institucionet kyqe siç janë Drejtoria për të ardhura publike, Drejtoria e doganës, çerdhet, Drejtoria për drejtimin e regjistrave amë dhe shërbimet për dhënien e letërnjoftimeve dhe pasaportave në MPB të cilat tani punojnë deri në ora 21.30.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare do të vazhdojnë të punojnë në implemetimin e masave që janë në interes të qytetarëve. Pas zgjedhjeve lokale dhe pas fitores së LSDM, përgjegjshëm, me punë efikase dhe transparente në interes të qytetarëve do të vazhdohen edhe në nivel lokal. Komunat do të kenë qeverisje të re të përgjegjshme që do të punon në përmirësimin e kualitetit të jetës për të gjithë qytetarët.