Në frikë nga humbja e paralajmëruar në zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE ka humbur busullën dhe është ngatëruar me gënjeshtrat e saj. Pensionistët janë të dëmtuar nga qeverisja e keqe e Nikolla Gruevskit.

Ishte VMRO-DPMNE ajo që pranoi se Qeveria e udhëhequr nga LSDM do t’u mundësonte pensionistëve këtë vit do përfitojnë rreth 2000 denarë rritje mesatare.

Me këtë pranim, VMRO-DPMNE vërtetoi se qëllimisht po i manipulon qytetarët dhe pensionistët edhe pse deri para disa ditëve gënjeu se është larguar rritja e pensioneve.

Është e qartë se VMRO-DPMNE qëllimisht gënjen dhe manipulon me tentime dëshpruese që të fsheh turpin për shkak që në qeverisjen e kaluar të VMRO-DPMNE-së nuk paraparë asnjë rritje e pensioneve në buxhetin e votuar për vitin 2017.

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM me punën e saj ekonomike, ka shkurtuar shpenzimet joproduktive, nga reklamat e shtrejta dhe drekat e pasura që VMRO-DPMNE i kishte planifikuar për shpenzim dhe ato mjete financiare i liroi për rritje të pensioneve në përputhshmëri me koston e jetesës, për pagë minimale më të lartë në 12.000 denarë, për kthim të tarifës së lirë ditore të rrymës dhe për masa tjera që e përmirësojnë kualitetin e jetës të të gjithë qytetarëve.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punojë në interes të qytetarëve.