Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është jokushtetues, por është në pajtim me nenin V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti e avancon përdorimin e të gjitha gjuhëve të komuniteteve jo shumicë dhe hap mundësi për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, thekson LSDM në reagimin me shkrim  ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE të dhënë në Kumanovë.

“Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE sërish e manipulojnë opinionin me qëlim të tentojnë të krijojnë ndarje të reja artificiale. Gruevski si duket mbetet i robëruar në politikat personale të ndarjes, konflikteve dhe izolimit të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në reagim.

Nga LSDM theksojnë se për dallim nga lënia pas dore e gjuhës maqedonase shumë vite nga ana e VMRO-DPMNE-së, Qeveria e kryesuar nga LSDM në mënyrë sistematike e avancon përdorimin e gjuhës maqedonase.