Duke i ndjekur nevojat e qytetarëve dhe duke i realizuar premtimet e dhëna, shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM sjelli ligje shumë domethënëse për qytetarët, sidomos për kategoritë ekonomike të pambrojtura.

Ligji për pagën minimale, Ligji për të falimentuarit dhe heqjen e taksës radiodifuzive që do të gjenden para deputetëve do të sjellin më shumë para për qytetarët, për uljen e dallimeve sociale dhe përmirësimin e padrejtësisë 10 vjeçare ndaj punëtorëve të falimentuar.

Me implementimin e Ligjit për pagë minimale, të githë të punësuarit në sektorët ekonomik do të përfitojnë pagë më të madhe minimale prej 12.000 denarëve. Kjo do të vlenë për të punësuarit në industrinë e lëkurës, tekstilit dhe këpucëve, të cilët tashmë nuk do të jenë të diskriminuar dhe nuk do marrin pagë minimale sikur deri tani.

Me propozim-ligjin për sigurim material të të papunësuarve shkaku i privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shtetërore, materialisht do të sigurohen mbi 3.500 persona të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës shkaku i falimentimit, likuidimit apo tepricës teknologjike në periudhën nga viti 1995 deri në 30 qershor të vitit 2017. Të gjithë ata që i plotësojnë kushtet do të përfitojnë kompenzim mujor prej 7596 denarëve.

Me ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele për mediat, do të hiqet taksa radiodifuzive për të gjithë qytetarët dhe tashmë kjo e dhënë nuk do të jetë obligim financiar për familjet.

Ligjet e propozuara sjellin përfitime për të githë qytetarët dhe për atë e nevojshme është që të gjithë deputetët nga të gjitha partitë parlamentare të tregojnë përgjegjësi dhe t’i sjellin ndryshimet e propozuara që janë në interes të qytetarëve.

VMRO-DPMNE duhet t’a tejkalon vetveten dhe të largohet nga bllokadat dhe obstruksionet ndaj Kuvendit, e gjitha me qëllim që masat që sjellin të mirë për të gjithë sa më shpejtë të realizohen. Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare vazhdojnë të punojnë në interes të qytetarëve.