Anketat e porositura nga institute fantome partiake nuk do ti ndihmojnë Nikolla Gruevskit dhe VMRO-

DPMNE-së që të ikin nga humbja e pa evitueshme në zgjedhjet e ardhshme lokale. Askush më nuk beson në anketat e institutit fantom “Pavell Shatev” i cili është i mbyllur para disa muajve.

Qytetarët shumë kohë i shohin politikat dhe vlerat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe i ndjejnë përfitimet nga masat e implementuara që sjellin jetë kualitative, insitucione të hapura dhe më shumë para në buxhetet familjare.

Opinioni tashmë nuk beson në anketa të porositura nga institute partiake që shërbejnë thjesht për të fshehur frikën e Gruevskit nga humbja në zgjedhje, në të cilat shumica do të përkrahë ofertën e ndershme të kandidatëve të LSDM-së dhe do ti jep fund qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE-së në nivel lokal.