Prej kohësh ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana jeton në Tiranë.
Gjatë ditës së sotme Loriku së bashku me bashkëshorten e tij janë fotografuar, ndërkohë ishin duke shëtitur në rrugët e Tiranës.
Të veshur në mënyrë sportive dhe mjaft “casual”, ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, transmeton Express. Çifti janë prindër të një djali, ndërkohë mesa duket bashkëshortja e tij italiane është përshtatur më së miri në vendin tonë.