Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot kumtoi se zjarret në komunën e Zajazit dhe Makedonski Brod janë lokalizuar.

U lokalizua zjarri mes fshtrave Zajaz dhe Strogomishtë e Epërme, ku janë djegur dy hektarë pyll pishe. Në shuarjen janë angazhuar 40 persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Brigada zjarrfikëse territoriale, ARM-ja, Pyjet e Maqedonisë dhe vullnetarë.

Zjarri te vendi Baba në atarin e fshatit Sllatinë në komunën Makedonski Brod, ku është djegur sipërfaqe me bar të thatë dhe pyll u lokalizua. Në terren janë angazhuar pesë persona nga “Pyjet e Maqedonisë”. U lokalizua edhe zjarri te vendi i quajtur Vidush në atarin e fshatit Deviç dhe Lokvicë.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është në gjendje vigjilence. Të punësuarit në sektorët rajonalë e ndjekin gjendjen në tërë territorin e Republikës dhe janë të gatshëm në çdo moment nëse nevojitet të angazhon ekipe për përgjigje të shpejtë për shuarjen e zjarreve në të hapur në territorin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.