Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e PDK’së, Kardi Veseli, me rastin e marrjes së postit të kryetarit të Kuvendit. Lladrovci thotë se është i bindur se ditë të mira po vijnë për vendin Kosovën.

“Konstituimi i sotëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zgjidhja e Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit, shënon një të arritur që vendit i hap shtigje të reja në procesin integrues. Përgëzoj koalicionin fitues të këtyre zgjedhjeve, duke qenë i bindur fuqishëm se ditë të mira po vijnë për vendin tonë. Urime mandati i dytë në krye të Kuvendit, Kryetar Veseli”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.