Liverpool kishte dashur që ta blinte Thomas Muller si zëvendësim të Philippe Coutinho-s i cili mund të shkonte te Barcelona, pohon Bild.

Klubi nga Merseyside dëshironte që t’i shpenzonte 100 milionë euro për yllin bavarez, duke shfrytëzuar paratë që shpresonin t’i merrnin nga Barcelona për brazilianin.

Raporti pohon që ngurrimi i Bayern Munchen për shitjen e gjermanit, kishte bërë që Të Kuqt ta ndalonin kalimin e Coutinho-s te Barça.