Drejtori sportiv i Barcelonës, Albert Soler ka bërë të ditur se Liverpool ka kërkuar 200 milionë euro për Philippe Coutinho nga katalanët në ditën e fundit të merkatos verore.

“Liverpool kërkonte 200 milionë euro dhe ne logjikisht nuk mund ta pranonim atë. E falënderojmë lojtarin për dëshirën që kishte për të ardhur te ne, por nuk mund të bënim asgjë më shumë”, ka thënë Soler.

Coutinho kishte bërë kërkesë zyrtare për largim nga ‘Anfield’, por Liverpool refuzoi tre oferta të ekipit nga ‘Camp Nou’, me vlerë 72, 90 dhe 114 milionë funta.