Para dy ditësh Aleanca Kosova e Re ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e institucioneve.
Pritej që këtë javë të mblidhej edhe njëherë Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët, por kjo me shumë gjasa nuk do ndodhë.
Arbresh.info mëson nga burimet e saj se Kuvendi nuk mund të mblidhet pasi Lista Serbe është duke vënë kushte të papranueshme për koalicionin PANA.
Në këtë mënyrë bllokohet sërish formimi i institucioneve pavarësisht se ishte menduar që kjo punë kishte përfunduar me arritjen e marrëveshjes mes partisë AKR dhe koalicionit PAN.