LSDM në zgjedhjet e tanishme lokale do të del me ofertë të ndershme të programit dhe kandidatëve të cilët janë profesionistë në drejtimet e tyre, personalitete që janë të njohur për opinionin dhe që janë të gatshëm të punojnë në interes të qytetarëve.
Në drejtim të transparencës dhe informimit në kohë të opinionin ju njoftojmë se deri sot është përfunduar procedura dhe janë vërtetuar kandidatët nga LSDM për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të vitit 2017 në këto komuna:
Për Qytetin e Shkupit kandidat për kryetar nga LSDM është Petre Shilegov.
Në komunat që përfshihen në qytetin e Shkupin kandidatë janë: Zllakto Marin për komunën Aerodrom, Velimir Smilevski për komunën Butel, Borçe Georgievski për komunën Gazi Babë, Aleksandar Naumovski për komunën Gjorçe Petrov, Stefan Bogoev për komunën Karposh dhe Filip Temelkovski për komunën Kisela Vodë.
Në komunat tjera të Maqedonisë të zyrtarizuar janë kandidatët: për komunën e Haraçinës– Milikije Halimi, Bogdanci – Bllashk Shapov, Bërvenicë – Mirko Stojanovski, Vallandovë – Pero Konstadinov, Vevçani – Sasho Jankoski, Vinicë – Ivica Dimitrov, Demir Kapija – Lazar Petrov, Zelenikovë – Borçe Gievski, Jegunovcë – Darko Bllazhevski, Karbinci – Jordan Nasev, Konçe – Bllagoj Ilievski, Krivogishtan – Rubinço Shefterovski, Novo Selo – Boro Stojçev, Ohër – Jovan Stojanovski, Pehçevo – Dragan Trençevski, Pllasnicë – Shpresim Ajroski, Sv. Nikolle – Sasho Belkovski, Sopishtë– Dalibor Bogdanovski, Çashkë – Goran Stojanovski dhe për komunën Shtip – Bllgoj Boçvarski.
Opinioni do të jetë i informuar kur të zyrtarizohen edhe kandidaturat për komunat tjera.