Grupi legjendar i rokut, Linkin Park, ka njoftuar për një koncert të veçantë për nder të shokut të tyre të grupit, Chester Bennington, pas vdekjes së tij tragjike në korrik të këtij viti.

Koncerti do të jetë hera e parë, që grupi po shfaqet në skenë së bashku, që nga vdekja e Chesterit dhe do të nderohet me një “natë të paharrueshme të muzikës”.

Koncerti, i cili do të mbahet më 27 tetor në Los Angeles, do të përfshijë edhe një numër artistësh të tjerë, për ta kujtuar së bashku Chesterin.

Së fundmi u publikua edhe klipi “One More Night”, që besohet se ishte arsyeja prapa vetëvrasjes së Bennigton.

Ai llogaritej si një nga zërat më potent të muzikës rok botërore. Cheseter Bennington la pas gruan e tij me fëmijë.