“Likova ka qenë, është dhe do të jetë bastion i Bashkimit Demokratik për Integrim. Ne jemi ata që i themi PO kryetarit të ardhshëm të komunës së Likovës, m-r. Erkan Arifit”, ky ka qenë mesazhi pritës në Likovë në takimin që zhvilloi kandidati për kryetar komune Erkan Arifi.

Strukturat partiake të BDI-së kanë theksuar se Likova ka dëshmuar se gjithmonë ka qenë me BDI dhe se më 15 tetor do të dëshmojnë këtë.

“Qytetarët dijnë të vlerësojnë kandidatët dhe se nga gjithë konkurrentët, Erkan Arifi është një kandidat i përgatitur dhe potencial për zhvillimin e komunës së Likovës”, theksoi Lirim Shabani.

Ai theksoi se Erkan Arifi ka dëshmuar me punën e tij se di të menaxhojë projekte për të cilat ka nevojë komuna e Likovës.

Në këtë takim janë përmendur të arriturat e bëra gjatë mandatit të kaluar si dhe për projektet afatshkurtëra dhe afatgjata që do të realizohen nga Erkan Arifi.