Në hapësirat e selisë së Lëvizjes Besa në Gostivar, sonte më datë 9 shtator, u bë themelimi i Shtabit Zgjedhor Komunal, ku në mënyrë unanime në krye të detyrës u zgjodh anëtari i kryesisë qendrore, Emrli Asani.

Asani në fjalimin përshëndetës shprehu gatishmëri për korrektësi të ndërsjellë midis subjekteve garuese gjatë kampanjës, si dhe njëherit aktivitet personal të pandërprerë.

Para të pranishmëve, fjalë rasti pati deputeti i zonës, Fadil Zendeli, bartësi i listës për këshilltar, Arafat Shabani, dhe kandidati për kryetar komune, Asaf Ademi.

Ademi në fjalimin e tij theksoi se kjo betejë do të jetë për fitore dhe ndryshim në komunën e Gostivarit. Ai kërkoi votën për të rikthyer Gostivarin në rrugën e duhur, dhe për të mposhtur të keqen.