Shkruan Jusuf Jusufi 

Në nji familje patriarkale, burri qëlloi të ishte shumë i rreptë dhe gruaja nuk guxonte ti rëfehej për problemet, që ngjanin gjatë ditës me fëmijët në shtëpi. Por ajo e shkathtë që ishte zbuloi rrugën se si ti raportonte:” O njeri, prej pesë kalamajve që kemi vetëm njëri sot e theu këmbën”. I gjetur në nji pozicion sadopak të”favorshëm”, mendoi ai se fitorja ishte më e madhe se humbja.
Aluzionin e rreshtave të më sipër e solla, për ta kuptuar më mirë raportin imagjinar, ndermjet fitores së Piruas dhe humbjes, duke vënë tiparë të krenarisë primitive si shenjë barazimi.
Praktika vazhdon, më tutje llogaritë bëhen mbrapsht dhe jo si e don rendi.
Fushata elektorale lokale në Maqedoni sa nuk ka filluar. Secila parti politike bën kalkulimet dhe nxjerr konkluza, taktizojnë me emra prefektësh dhe këshilltarësh se kush do ta udhëhiqte komunën. Por unë që shkruaj dhe kam lexues serioz, ndjej përgjegjësi para tyre dhe obligim parasegjithash, që të zbardh disa detaje që sipas meje, kanë relevancë në këtë konstelacion.
Parimi kryesor i demokracis është; të zgjedhish dhe të jesh i zgjedhur, të pranosh dhe respektosh vullnetin e shumicës.Por gabimi që nuk të falet kurrë është; të votosh ate që se don dhe të mos përkrahësh ate që e meriton. Në të vërtetë parashtrohet pyetja se çka duam ne, pse nuk guxojmë ta thuam të vërtetën ashtu si është.
Jemi banorë të një komune rurale dhe nevojat tona dita-ditës rriten, modernizimi duhet përcjellur me dinamizëm. Tani në vigjilje të zgjedhjeve lokale, edhe përpos faktit se jemi antarë apo simpatizues të partive të ndryshme politike, duhet veprimet ti matim me masa universale dhe të arsyeshme për hapësirën dhe kohën, pa kapriço personale dhe inate grupore. Të mendojmë për gjeneratat e reja që ende se kanë të drejtën e vendimmarrjes. Keqpërdorimi i votës është armë drejtuar vehtes.
Kryetari aktual i komunës Zhelinës dr. Fatmir Izairi dihet se është reprezent i partisë BDI. Ai tanimë dy mandate udhëheq me këtë institucion dhe sipas mendimit të shumicës, me sukses i kryen detyrat e parashtruara. Punët që i bëri nuk i shërbejnë vetëm pjestarëve të partisë së tij, familjes dhe atij personalisht, por të gjithë qytetarëve që jo-së i themi nauk, e po-së ahu.
Pa dashur të fetishizoj figurën e tij, më lejoni të them se menaxhimi është ana më e fortë e tij. Ai gati se është vendosur pa dëshirën e vet para nji udhëkryqi dilemash;
-të veproj si vegël partiake, gjë që nuk është e lidhur me pavarësinë dhe shpirtin rebelues që e posedon,
– apo të pranoj pozicionin si bartës i vullneteve të përziera dhe pa ngjyra partiake.
Poqëse përcaktohet për të parën, do ta ketë vështirë të mbaj timonin udhëheqës, karshi koalicionimeve të mundshme. Opcioni i dytë sadoqë duket si paradigmë moniste, është i arsyeshëm dhe për momentin i zmadhon gjasat për fitore.
Që të fiton përkrahjen nga gjithë qytetarët, ai për aq duhet edhe të heq dorë nga përkatësia partiake, duke u mundsuar votuesve ta ndjejnë si kryetar të tyre.
Fatmiri mbase edhe nuk u përgjigj në kritikat e shumta si; punësime në baza partiake, shitja” transparente” e parceleve për ndërtim,emërtimi i kuadrove që tangojnë edhe shtresën më të gjërë.
Duam apo sduam ta pranojmë, ai është kryetari me më shumë vepra konkrete, këto edhe zaten e mbrojnë nga kritikat e shumta. Ariti të rregullon rrugë, ujësjellës e kanalizime, shkolla e salla sportive, forcim të rrymes elektrike… Zhelina nuk është fshat por qytezë me pamje urbane. Duhet pranuar se investoi më tepër në pjesën e ulët sesa në ate kodrinore-malore. Po e mori besimin duhet ta bënë të kundërtën me qëllim të barazimit zhvillimor.
Do të gjindem në shënjestrën e atyre që nga urrejtja patologjike,harojnë të mirat që i prekim dhe shijojmë. Por ajo që duhet ta pranoj unë është vërejtja e arsyeshme e oponentëve: se BDI tenton gjithmonë të jetë e zgjedhur, dhe asnjiherë mos të pranon se, edhe dikush tjetër dikur duhet përkrahur. Ky sindrom duhet ç’rrënjosur.
Kam aritur shpesh ta kërcej hijen time, punë kjo që aspak nuk është e lehtë. Dëshiroj që edhe ju ta bëni. Askush mos të mendon se është me gjak blu, dhe se është i lindur për udhëheqje.
As optimistët ma të mëdhenj mos të mendojnë se Fatmir Izairin është aq lehtë për ta spostuar. Ai është karizmatik, me sharm perendimor, i shkolluar, me spektër polivalent moshe të përkrahjes dhe me përvojë 8 vjeçare në detyrë. Eksperentimi me kuadra që skanë lëshuar briskun në fytyrë, kundrejt gjithë atij bolumenti ndërtimesh infrastrukturore dhe përkrahësve të tij, për mua është përdorim i tyre si “para për kusur”.
Apeli që duhet tu bëhet partive politike do të ishte që,mos të bëjnë gara me kandidatë që nuk kanë se çka të ekspozojnë përveç kravatës dhe çelsave të veturës. Po çka se edhe nuk zgjidhen kryetar komunash, para se të bëjnë praktikën e nevojshme në lëminë ku janë shkolluar. Këto potenciale duhet angazhuar por së pari, tu mundësojmë të ngjiten ngadalë dhe shkalle-shkallë drejt kierarkisë udhëheqse në shoqëri.
Ne që e njohim Fatmirin para se të lindin PPD, PDSH,BDI, Besa e shumë të tjera, e kemi vështirë të mendojmë ndryshe. Ai sikur e dha provimin para nesh sa herë që ishte nevoja. Megjithë mangësitë që i ka, ja vlen ta nxjerrim para bajrakut. Nuk më habit fakti se atyre që më së shumti u ndihmojë, ata i ka edhe kundërshtar më të mëdhenj politik.
Edhe pse do të më faturohen kritika se bëj publicitet për të, mendoj se e kam tagrin e burrërisë ta them nji gjë të tillë. Me siguri e kërkon dikush prej meje.
Për ata që duan ti ngelin besnik inatit dhe xhelozisë negative e kam një tip;
Le të promovojnë idenë” Nuk e duam Fatmirin, por jemi për kryetarin aktual të komunës së Zhelinës”. Gëzuar!

Münster,Gjermani

Shoqata shqiptaro-gjermane Münsterland