Sot është lëshuar Ura në fshatin Poroj pas vërshimeve që kishte muaj më parë Pas lshimit banorët kanë falenderuar kryetaren e komunës për këtë.

Nga ana tjetër, kryetarja Arifi u shpreh se kjo urë u bë në bashkëpunim me Armatën e Maqedonisë

Një bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë znj.Radmilla Sheqerinska dhe zv/Ministrin Bekim Maksuti. Sëbashku përuram urën e re në fshatin Poroj e cila ishte shkatëruar në tërësi nga vërshimet që kapluan këtë vendbanim. Ne si komunë siguruam të gjitha materialet ndërtimore ndërsa armata e RM-së me fuqi punëtore bëri ndërtimin e urës. Ky investim ishte mjaftë i nevojshëm për shkak se bllokonte qarkullimin e banorëve dhe makinave në një pikë e cila lidhte fshatin. Për vitin 2018 sëbashku me UNDP është projektuar ndërtimi i digave, më çka do të bëhej një preventive serioze nga fatkeqsitë natyrore. Falenderoj Bashkësinë lokale të f.Poroj, banorët, armatën dhe të gjitha ata që u angazhuan për këtë projekt mjaftë të rëndësishëm” ka thënë Teuta Arifi