Leonardo pranon se nuk e priste Inter-in të ishte aq mirë por tani mendon se do të luftojnë për titulline Serie A. Tre fitore nga tre ndeshjet e para kanë shtyrë Inter-in në krye të renditjes së Serie A, bashkë me Juventus dhe Napoli, dhe Leonardo është impresionuar nga ish-klubi i tij, megjithëse nuk ka kampionë të mëdhenj në skuadër.
“Mendoj se Juve mbetet favorit. Nuk e prisja që Inter të ishte kaq mirë, por është një ekip serioz”, shprehet ai për Sky Sports Italia. “Nuk kanë kampionë të mëdhenj në skuadër, por janë të fortë, me lojtarë fizikë, të cilët bëjnë atë që i kërkon Spalletti. Mendoj se do të luftojnë për titullin kampion. Perisic është lojtari më i rëndësishëm i Inter, i cili bën diferencën. Për mendimin tim ai është një numër 10-sh, i cili luan në krah. Ai ka një shpejtësi të çmendur.”
“Ai keqkuptohej, por tani edhe ai e ka kuptuar se është një një lojtar i madh. Icardi shënon golat, por Perishiç është një lojtar i jashtëzakonshëm”.