Morata ka lëshuar fushën e lojës para kohe për shkak të problemeve muskulore.

Alvaro Morata është lënduar në sfidën që Chelsea po e zhvillon në “Stamford Bridge” kundër Manchester City, ku rezultati edhe më tej vazhdon të jetë 0:0.

Sulmuesi spanjoll lëshoi fushën e lojës në minutën e 34’ për shkak të problemeve muskulore. Në vend të ish sulmuesit të Real Madridit, hyri braziliani, Willian.