Me mbylljen e sezonit të kaluar, legjenda e Romës Francesco Totti i dha fund futbollit të luajtur. Mesa duket ai është rikthyer të luajë sportin më të bukur në botë, por këtë herë në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Federata Gjeorgjiane e Futbollit dhe Kakha Kaladze.

Ndeshja ishte e mbushur me yje që kanë perënduar në futboll, si Rivaldo, Shevchenko , Zanetti , Maldini, Crespo e Abbiati. Që të gjithë kanë magjepsur tifozët gjeorgjianë me klasin e tyre edhe pse tashmë të gjithë të tërhequr nga futbolli i luajtur.

Por për Totti-n, kjo ndeshje në Gjeorgji ishte mjaft e veçantë pasi i vishte për herë të parë këpucët e futbollit që nga lamtumira e “Olimpico”-s, duke treguar sërish klas me një asist perfekt për ish-madrilenin Míchel Salgado, madje shënoi edhe një gol.