Legjenda kolumbiane, Faustino Asprilla, i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit, ndërsa ka ofenduar pjesën tjetër të skuadrës argjentinase.
Si mund të luajnë ndryshe me një ekip të mbushur me plot gomerë? I shkreti, luante në fushë me lojtarë që janë të zotë vetëm të shesin gazeta. Futni në lojë lojtarë të vërtetë. Messi kishte tre topa dhe ua futi frikën kundërshtarëve. Është vështirë të luash me bukëpjekës”, ka thënë Asprilla.