Dega e Lëvizjes BESA në Gostivar sonte ka shpallur si kanditat për kryetar komune në Gostivar, ish ambasadorin Asaf Ademin.

Si bartës liste i këshillit komunal në Gostivar, ësht] emëruar Arafat Shabani, njofton TetovaSot.

“LËVIZJA BESA- GOSTIVAR duke u bazuar në kërkesat e shumta dhe inicijativat qytetare, antarësise partiake si dhe krahas propozimit të 35 nëndegëve, strukturat e Partisë vendosën ta shpallin ish-Ambasadorin Inxh.dipl z.Asaf Ademin, si kandidat për Kryetar të Komunës Gostivarit si për bartës liste të Këshillit Komunal profesori Universitar Prof.Dr.Arafat Shabani
Jemi të bindur që Gostivari do i thonë PO Asaf Ademit dhe Arafat Shabanit dhe listës së plote me këshilltar në profesione të dëshmuar. Asafi dhe Arafati djemt shembullor, Gostivarit mund t’ia ofrojë dashurinë punën, rregullin dhe mirëqenien, të cilat aq shumë i mungojnë qytetit vite me rradhë. Qytetarët e Gostivarit veç më kërkojnë që qyteti të udhehiqet nga djmet e dëshmuar.
Për këtë qëllim, ata shprehen se Asafi dhe Arafati i bashkojnë jo vetëm aktivistët, por gjithë qytetarët e Gostivarit, pamarre parasysh cilit nacionalitet apo partie politike i takojnë. Ata duan që të gjithë të jenë me Asafin(Kryetar Komune) dhe Arafatin(Kryesues Këshilli), fitorja e Asafit dhe Arafatit do të jetë fitore e të gjithëve, dhe fitore e Gostivarit”, thekson Gazmend Sejfuli.