Reperi shumë i kërkuar shqiptar, Ledri Vula, po pushon prej disa ditësh në plazhet e Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe nga ata ai kishte publikuar disa fotografi, që kishin bërë publikun dhe mediat të mendonin, se ai po pushonte i vetëm.

Por pas fotografive artistike të realizuara fshihet një vajzë, e cila si duket po e shoqëron atë në këtë periudhë relaksuese pas një vere të ngjeshur me koncerte për reperin shqiptar.

Në rrjet kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi, në të cilat do të mund të shikoni edhe vajzën në fjalë.