Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër përpjekies për “të përzier peshqierët e çajit me peshqirët e duarve” për çështjen e marrëveshjes bërthamore iraniane.

“Të rihapësh marrëveshje për ta rinegociuar do të thotë se nuk e respekton”, tha ai gjatë një konference për shtyp në OKB në Nju Jork në kuadër të Asambles së Përgjithshme vjetore.

Nga ana tjetër Uashingtoni ka kërkuar që të merren parasysh kërcënimet e tjera si programi balistik, ndërhyrja në Siri, sulmet kibernetike etj.

Për shkak të këtyre programeve Teherani akuzohet se është duke destabilizuar Lindjen e Mesme.

“Të përziesh peshqierët e çajit me peshqirët e duarve është e gabuar”, theksoi Lavrov