Një qytetar shqiptar është dëbuar nga territori Italian për arsye sigurie.

Urdhëri është firmosur nga vetë ministri i Brendshëm, Marko Miniti, sepse thuhet që ai kishte lavdëruar dhe ishte shfaqur si mbështetës i ISIS.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, rezident në Riccione në provincën e Riminit.

Në shtator të 2016 gjatë arrestimit të tij për dhunë dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publik kishte lavdëruar ISIS.

Pikërisht kjo është dhe arsyeja e dëbimit të tij nga territori Italian.