Lorik Cana do t’i japë lamtumirën Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Italisë, e cila luhet më 9 tetor

Lorik Cana është pensionuar nga Kombëtarja shqiptare pas Euro 2016. Por, deri më tani nuk i ka dhënë lamtumirën ekipit kuqezi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Cana do t’i japë lamtumirën Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Italisë, e cila luhet me 9 tetor.

“Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eliminatore SHQIPERI-ITALI”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje. Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana”, përfundon njoftimi.