Skema e epokës së Barack Obamas për t’i mbrojtur emigrantët e rinj pa dokumente në Shtetet e Bashkuara do të shuhet gradualisht, ka njoftuar sot Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions.

Programi, i njohur si DACA, u soll para pesë viteve, transmeton Express.

Ky program i mbron rreth 800.000 të ashtuquajtur ëndërrimtarë, shumica e të cilëve vijnë nga vendet e Amerikës Latine,  nga dëbimi dhe u ofron leje pune dhe studimi.

Por, kritikët thonë se kjo përbën amnisti për emigrantët e jashtëligjshëm.

Çfarë është DACA?

Programi DACA i mbron emigrantët e rinj në SHBA nga dëbimi dhe u ofron leje të përkohshme pune dhe studimi.

Për t’u kualifikuar për DACA, kandidatët duhet të jenë nën moshën 30-vjeçare dhe t’i dorëzojnë informatat në Departamentit Homeland Security.

Ata patjetër duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të FBI-së për kaluarën e tyre dhe të kenë histori të pastër kriminale, dhe ose të jenë në shkollë, të kenë diplomuar së fundmi, apo të jenë liruar nga ushtria në mënyrë të ndershme.