Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, ka një lajm të mirë për trajnerin spanjoll, Ernesto Valverde, dhe tifozët e skuadrës së Barcelonës.
Ai është stërvitur së bashku me skuadrën dhe pritet të jetë i gatshëm për Barcelonën në ndeshjen ndaj Juventusit, e cila luhet të martën në kuadër të Ligës së Kampioneve.
Kroati, i cili u dëmtua në ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës, do të jetë pushim në ndeshjen e së shtunës ndaj Espanyolit në kampionat, në mënyrë që ndaj Juventusit të jetë i gatshëm.