Mbrëmë në Shkup rreth orës 22.15 ështtë therur një ish politikan L.T 68 vjeç njoftojnë burime policore. Sipas tyre, politikani në fjalë është therrur me thikë nga djali i tij 41 vjeç në mënyrë brutale.

Ai është transferuar menjëherë në spitalin e qytetit në Shkup, por nuk ka mundur të jetojë dhe ka ndërruar jetë.
Burime policore kanë zbuluar edhe identitetin e vrasësit, respektivisht djalit të politikanit, i cili ka iniciale I.T. 41 vjeç. Sipas informacioneve të para, I.T. vuan nga sëmundje serioze psiqike, dhe për këtë arsye disa herë ka qenë i shtrirë në spital./TetovaSot/