Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se La Liga është liga më e vështirë në botë për t’u fituar

Zinedine Zidane madje thotë se dita më e lumtur e tij në krye të Realit ishte dita kur e fituan titullin e La Ligas.

 Ai madje thotë se edhe për lojtarët është liga më e bukur dhe e vështirë.

“La Liga është më e vështira në botë dhe kur e fitoni jeni njeriu më i lumtur. Edhe lojtarët e dinë se La Liga është më e bukura dhe vështira në botë”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Betisit.

Zidane në sezonin e tij të parë të plotë e fitoi La Ligan me Realin dhe Ligën e Kampionëve në të njëjtën kohë