Ish kandidati i RDK-së për kryetar komune në Tetovë Izet Zeqiri me program katër vjeçar për Tetovën nuk arriti të merr vota duke humbur në raundin e parë përballë Teuta Arifit dhe Sadi Bexhetit.

Ai sot ka dhënë një mesazh për kandidatët që garojnë në komuna duke ju thënë që mos bëjnë programe sepse do ti humbin zgjedhjet, shkruan TetovaSot.

Të nderuar kandidat për kryetar mos e ndiqni shembullin tim.
1. Mos beni programe për qeverisjen e komunave në katër vitet e ardhshme. Sepse unë me program, plan strategjike për zhvillimin e komunës së Tetovës dhe plan akcional mora 2300 vota kurse kundër kandidatët pa program 26.000 vota.
2. Edhe pse keni gabuar qe jeni kandiduar, mos “gaboni” të jepni dorëheqjen nëse i humbni zgjedhjet, sepse karriera e juaj e vrullshme politike vdes me gjithë pozitat që i keni. Kjo është etika nëse do e keni (e drejtë e pa drejt, e sinqertë e pasinqertë…).

Me kenaqesi pres ti lexoj programet e juaja nëse do të keni dhe shpresoj të jenë konkurruese.”, ka shkruar ish kandidati për kryetar komune në Tetovë Izet Zeqiri

Ky është spoti i Izet Zeqirit që garoi në vitin 2013 për komunën e Tetovës. /TetovaSot/