Autoritetet paralajmërojnë se stuhia mund të sjellë reshje të mëdha të shiut, që mund të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut

Uragani Irma, që niset drejt Karaibeve dhe bregut jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është rritur në kategorinë e katërt, për shkak të cilës autoritetet e Floridës dhe Porto Rikës shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Autoritetet paralajmërojnë se stuhia mund të sjellë reshje të mëdha të shiut, që mund të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Qendra nacionale amerikane për uragane pret që Irma deri në fundjavë të arrijë në Floridën jugore, por përmendet se është shumë herët të parashikohet rrugëtimi i stuhisë ose pasojat e saj.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 67 qarqe, duke theksuar se bëhet fjalë për një stuhi të rrezikshme për jetën.