Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor të këtij viti pritet të sjellin shumë risi në skenën politike, në ndarjen e komunave nga partitë shqiptare, ndikimin e atyre maqedonase në fitoren e tyre, e madje daljen e kandidatëve surprizë në këto zgjedhje por si të pavarur pasi partitë politike nuk dakordohen që të nxjerin kandidat të profilit të lartë por kanë zgjedhur të dalin me militant partiak.

Komuna e Tetovës pritet të jetë ajo beteja e zjarrtë dhe strategjike për gjitha partitë shqiptare përfshirë këtu edhe bllokun maqedonas që pritet të ndikojë në mënyrë indirekte në fitoren e kreut të komunës.

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se krahas kandidaturave partiake, për kreun e komunës së Tetovës si kandidat i pavarur përflitet të del edhe Hajrulla Hasani, një inxhinjer i suksesshëm ndërkohë që për momentin veprimtarinë e tij e ka shtrirë edhe në biznes, derisa më parë ka qenë kuadër i BDI-së në nivel qendrorë dhe lokal.
Kandidat tjetër që u paralajmërua është edhe analisti dhe profesori universitar Arsim Sinani.