Të shtunën, më 9 shtator, në orën 16:00, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për votimin e qeverisë së re.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e parë për Legjislaturën VI, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar.

Kryesia shqyrtoi kërkesën e 45 deputetëve nënshkrues për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kryesia vlerësoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike dhe njëzëri vendosi që konform kësaj kërkese, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të shtunën, më 9 shtator, në orën 16:00, me pikën e vetme të rendit të ditës: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.