Pamje që ngjajnë skenave të filmave horror. Kështu duket spitali i përgjithshëm në Kërçovë. Më kritike është situata në objektin e vjetër gati një shekull ku janë vendosur reparti infektiv, neurologjik, reparti i syve, i veshëve dhe i lëkurës. Kjo godinë është ndërtuar në vitin 1938, ndërsa dikur ka qenë stallë për ruajtjen e kuajve.

Urgjentisht duhet të ndërmerret diç lidhur me gjendje. Unë mendoj se një prej arsyeve që nuk është intervenuar është shpresa se do të dalim në objektin e ri, në spitalin e ri që po ndërtohet thuajse 30 vjet. Ne përpiqemi që higjiena të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, por objektet janë të vjetra. Reparti i kirurgjisë nuk i përmbush standardet dhe duhet të ndërmerret diçka edhe këtu – deklaroi Biljana Nasteska, drejtore e spitalit të Kërçovës.

Situata nuk është e lakmueshme as në repartin e pediatrisë, kirurgjisë, gjinekologjisë, por edhe në laboratorin e spitalit.

Në repartin e pediatrisë kemi mungesë të aparaturës. Nuk kemi inhalatorë, aspiratorë, nuk kemi aparat eho që është esencial për diagnostikë. Nuk kemi as aparat për EHG. Të mos kesh EHG në vitin 2017 është tmerr – tha Ballazhi Nexhat, mjek pediatër.

Qytetarët reagojnë ndaj kushteve të këqija në spitalin e tyre.

“I shihni vetë kushtet. Në spitalin e vjetër kushtet janë shumë të këqija. Mund të konkludoni se çfarë ka ndërmarrë pushteti”.

Edhe pse qeveria e kaluar premtonte se këtë vit do të përfundojë spitali i ri, kjo nuk u realizua. Kryesia e re thotë se kjo nuk do të ndodhë as në dy vitet e ardhshme./alsat-m