Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka thënë se asnjëherë s’është ndier më e lumtr që nuk është më pjesë e AKR’së dhe se kjo parti nuk ka forcë e as kuadro për t’i menaxhuar pesë ministri e për të pasur shtatë zëvendësministra.
Ajo ka thënë se Kosova do ta ketë një Qeveri megallomane dhe se e gjitha do të jetë e varur nga Lista Srpska, e cila për cdo vendim do ta marrë ‘bekimin’ e Beogradit.
“Kurrë më e lumtur se mbrëmë nuk kam qenë që nuk jam pjesë e AKR’së”, është shprehur ajo në Rrokum Roll.
Ndërsa, kur ka folur për opozitën, Kusari ka thënë se kjo e ajo do të jetë gardiane e Qeverisë në vend.