Sot u bë një vit nga dita kur efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Ardian Kodra u vra në Torovicë të Lezhës gjatë një aksioni për kapjen e David Qoses.

Sot familja, kolegët dhe qytetarë përkujtuan efektivin Kodra.

Pas një vizitë në familje të gjithë u drejtuan në varrezat e Dëshmorëve, aty ku prehet trupi i të ndjerit Ardian Kodra.

Pas 1 minutë heshtje, komandanti i repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Artur Prifti, u shpreh se kolegu i ndjerë Kodra e dha jetën për zbatimin e ligjishmërise dhe mbrojtjen e komunitetit.

Oficeri i policisë, Ardian Kodra, i moshës 48 vjeç, babai i dy fëmijëve, u vra me 2 shtator të vitit të kaluar në Torovicë të Lezhës, gjatë një operacioni për arrestimin e David Qoses, i cili po qëllonte me armë duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërsa pothuajse një vit më parë, në ditën e parë të shkollës së Suard Kodra, djali i dëshmorit Ardian Kodra u “përball” me një surprizë teksa ish- ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri e shoqëroi drejt bankave të dijes.

“Sot babai i tij, do ishte shume krenar! Sic jemi edhe ne! Forca Suard, nuk do jesh kurre vetem. Suksese!

Emocione te paimagjinueshme, per ti dhene force djalit te nje heroi, ne diten e pare te shkollës”, shkroi Tahiri në atë kohë.

Po risjellim në video edhe momentet e surprizës.